“Drafti i asociacionit i papranueshëm”, Osmani: Kosova të shkojë me propozimin e vet
Kosova do t’i do thotë jo çdo propozimi për krijimin e asociacionit që vjen nga ekipi menaxhues.
Ky i fundit do t’u prezantojë palëve në Bruksel një draft paraprak për krijimin e komunave me shumicë serbe.
Presidentja Vjosa Osmani bëri publik qëndrimin e saj teksa në Bruksel përgatitej takimi Kurti-Vuçiç, duke theksuar se Prishtina duhet të ketë draft-propozimin e saj për këtë Ռështje.
“I ashtuquajturi ekip menaxhues do të prezantojë një draft. Pritjet e mija si Presidente janë që Republika e Kosovës të ketë draftin e saj. Apriori ne e dimë që do jetë draft i papranuar nga ana e institucioneve të Kosovës. Pra, ta kemi draftin tonë i cili është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe është përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, është po ashtu në përputhje me qëndrimin e ShBA dhe siguron qe nuk preket as sovraniteti as integriteti territorial”, tha Osmani.
Osmani theksoi se drafti nga ekipi menaxhues do të thotë draft i propozuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ne nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtuquajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiçit të bëhet bazë e negociatave. Pres që drafti i Kosovës te jetë ai që do të shndërrohet në bazën kryesore të këtij procesi e jo drafti i një ekipi menaxhues që udhëhiqet dhe kontrollohet nga Vuçiç”, u shpreh ajo.
Sa i takon kërkesës për të pagjeturit, Osmani u shpreh skeptike për zbatim nga pala serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta