A do të firmoset sot Asociacioni? Eksperti zbulon planin e takimit Kurti-Vuçiç

2 Maj 2023 | 10:49

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se në takimin që do të zhvillohet pasditen e kësaj të marte mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç do arrihet  të dakordohet mbi terminologjinë e përgjithshme për të arritur një marrëveshje.

I ftuar në Euronews Albania Drizan Shala tha se si Kosova edhe Serbia nuk janë treguar të sinqertë me qytetarët dhe me politikën e brendshme, ai tha se udhëheqësit e dialogut kanë dorëzuar draft-statuse në lidhje me Asosacionin, që sipas tij, nuk kanë kaluar përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Në takimin e  ditës së sotme, de facto palët do dakordohen  mbi terminologji të përgjithshme të ndodnjë marrëveshje eventuale. Edhe Kosova edhe Serbia nuk janë të sinqertë në raport me qytetarët dhe politikën e brendshme, pasi draft statusi që do u dorëzohet palëve është statusi final mes Kosovës dhe Serbisë sepse palët kanë dorëzuar draft-statuset e tyre më parë.

Nëse keni qenë koherentë me deklarimet si të palës serbe edhe të Kosovës, vetë udhëheqësit e dialogut, kanë dhënë kërkesa dhe mesazhe flitet për një status final të Asosacionit për komunat serbe.

Se si do mbetet për t’u parë, por ky status nuk do kalojë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe ky është impakti i drejtpërdrejtë që do kemi cenim të rendit kushtetues të republikës së Kosovës për të krijuar një pushtet të tretë”, -tha Eksperti i sigurisë Drizan Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026