Befason Interi, gjen zëvendësuesin e Skriniar në Premier Ligë

2 Maj 2023 | 21:00

Mbrojtësi i Fulhamit, Tosin Adarabioyo ka tërhequr vëmendjen e Interit me paraqitjet e tij në Premier Ligë.

Skautët e Interit kishin mbetur të kënaqur me mënyrën se si 25 vjeçari u përball me yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland të dielën, dhe tani e kanë në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar Milan Skriniar, i cili do t’i bashkohet Paris Saint-Germain këtë verë, raporton KosovaPress.

Ndërsa interesimi i Interit është faza të hershme, Adarabioyo, i cili është produkt i akademisë së Manchester Cityt, është i hapur rreth idesë për të luajtur në Serie A.

Në anën tjetër, Fulhami ka aktivizuar opsionin në kontratën e Adarabioyo për ta zgjatur qëndrimin e mbrojtësit anglez edhe për një vit në Premier Ligë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026