Koka: Dëshmitari i policisë që po zbërthen zhdukjen e dy “të fortëve” të Sarandës
Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi u zhdukën pa gjurmë rreth 2 javë më parë në Sarandë.
Gazetari Spartak Koka tha në emisionin Now në Euronews Albania se dyshohet se shkak i zhdukjes së dy 46-vjeçarëve mendohet të jetë konflikti për një tokë që Thodhori ia ka shitur disa personave nga Vrina për 20 mijë euro dhe për të cilën nuk kishte asnjë dokument.
Ai tregoi se të dhënat për çështjen e konfliktit të tokës i ka zbuluar shtetasi Y. Gj, që është dëshmitar i policisë dhe shok i ngushtë i Thodhorit që ka qenë më të ditën e zhdukjes.
“Të dhënat për çështjen e konfliktit të tokës i ka treguar Y. Gj që është dëshmitar i policisë dhe shok i ngushët i Thodhorit që ka qenë më të. Nëna e dinte ku ishte toka por s’e dinte që për të ishte paguar një shumë prej 21 mijë eurosh që ishte me probleme, nuk kishte pronar me letra dhe e ka zaptuar Thodhori. Dhe më pas është pretenduar se ka letra dhe ka filluar të mbushet me inerte. Këtë tokë e ka pretenduar më tej Koçolja dhe ja ka shitur një personi nga Vrina dhe ka rezultuar që toja është pa letra. Pala tjetër ka kërkuar lekët, nuk dihet kush i ka marrë këto lekë. Si shotës janë Thodhori dhe Niko Beduli, të dy nga Saranda. Në datë 4 prill Fatmir Krasniqi që ka pasur disko në Ksamil dhe i është prishur nga IKMT ka udhëtuar nga Fieri drejt Ujit të Ftohtë dhe është pritur nga Koçoja, dhe shtetasi Y.Gj këtij të fundit i është dhënë një pistoletë për ta mbajtur në brez për të marrë Krasniqin në Sarandë nga Koçolja”, tregoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta