Zhdukja e dy “të fortëve” të Sarandës, gazetari zbardh prapaskenat

2 Maj 2023 | 21:20

Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi u zhdukën pa gjurmë rreth 2 javë më parë në Sarandë.

Gazetari Eni Ferhati tregoi se në 6 prill Thodhori ka kërkuar ndihmën e Sulovarit, janë takuar dhe zhdukja ka ndodhur rreth orëve të pasdites.

Ai u shpreh se familjarët e Sulovarit kanë treguar edhe dëshminë e një personi që ka qenë në shoqërinë e dy të zhdukurve që ka treguat se Thodhori gjatë qëndrimit me ta ka shfaqur frikë nga makinat që kalonin.

“Thodhori ka qenë në trysni, ka pasur frikë nga makinat që kalonin, po nuk ka treguar nga çfarë kishte frikë. Është këqyrur një sipërfaqe e madhe toke në fshatin Xarrë ku dyshohet se mund të jenë varrosur trupat, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë hedhur në liqenin e Bufit ose në det”, tha gazetari

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026