Si u realizua pengmarrja në Sarandë? Miku i Sulovarit: I zunë pritë dhe…
Altin Gjini, miku i të zhdukurit Fatmir Sulovari tha në një intervistë për Euronews Albania se ky i fundit ka rënë në pritë në Sarandë duke shkuar vetë, pra me zgjedhjen e tij, jo i marrë peng.
Sipas Gjinit, Sulovari ishte një karakter shumë i fortë dhe një burrë i fortë fizikisht gjithashtu, kështu që ka qenë e pamundur të merrej pa dëshirën e tij.
“Fatmiri ishte një karakter që s’bënte kurrë pas, ishte e pamundur ta merrje peng. Ai ka hyrë sepse ndihet në mirëbesim. Ishte tepër i fortë fizikisht, tepër i zgjuar, vigjilent gjithmonë,” – u shpreh ai.
“Ka hyrë për një premtim që mund të hamë një drekë bashkë, dalim diku, një premtim që do të rregullohet kjo shifra, i ftuar nga një i tretë dhe vendi ku është çuar ka rënë në pritë,” – shtoi Gjini.
Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Sipas policisë ai ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.
Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus