“Një tokë e shitur ndezi konfliktin”, Koka: Të zhdukurit në Sarandë iu dha një…
Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi u zhdukën pa gjurmë rreth 2 javë më parë në Sarandë.
Gazetari Spartak Koka tha në emisionin Now në Euronews Albania se dyshohet se shkak i zhdukjes së dy 46-vjeçarëve mendohet të jetë konflikti për një tokë që Thodhori ia ka shitur disa personave nga Vrina për 20 mijë euro dhe për të cilën nuk kishte asnjë dokument.
Ai tregoi se më datë 6 prill, kur edhe u zhdukën pa gjurmë dy shtetasit, ishte lënë një takim me disa persona që do të vinin nga Tirana dhe do t’u jepnin edhe pjesën tjetër të lekëve nëse toka nuk kishte probleme dokumentacioni në Hipotekë.
Personat që kanë blerë tokën mendohet se janë nga Vrina dhe me aktivitet biznesi në Xarrë, prandaj kërkimet e policisë janë përqendruara në këtë zonë.
“Pritej që nga një person që do të vinte nga Tirana do t’i jepte dhe 8 mijë euro dhe 3 mln lekë nëse toka nuk kishte probleme në hipotekë dhe në datë 6 ishte lënë takim me këta persona, që ishin nga Vrina dhe me aktivitet në zonën e Xarrës. Shoku i tij ka thënë se Koçolja ishte në paranojë ditët e fundit dhe çdo makinë që kalonte, kërkonte të dinte targën. Dhe nënës i kishte thënë që nëse nuk shfaqem për 2 ditë shko bëj denoncim. Familjarët e Krasniqit kanë bërë investigime private dhe janë të sigurt se ata janë ekzekutuar. Sipas tyre, Krasniqi (Koçolja) nuk ka asnjë lidhje me pronën dhe nuk kishte nevojë për para”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet