Emigracioni “shteron” Shqipërinë, Gjirokastra dhe Vlora më të prekurat
Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Sipas të dhënave të INSTAT, qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kanë emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë.
Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsisë së tyre.
INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.
Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik