Tregjet e Krishtlindjes në Evropë, viktima të COVID-19
Tregjet e Krishtlindjes, një traditë shumë e dashur në Gjermani dhe në shtetet fqinje të saj, duket se këtë vit kanë rënë viktima të pandemisë së coronavirusit.
Ato janë një ndër traditat më të njohura të sezonit të festave në rajon, sheshet e mbushura me njerëz, të cilët mblidhen për të pirë verë të ngrohtë, bukë me xhenxhefil, salçiçe dhe një sërë ushqimesh të tjera.
Por këtë vit, sheshet kryesore të qyteteve ngjasojnë me shkretëtirat.
Në shumë vende si Franfurt, Dortmund, Berlin, Dresden, tregjet e Krishtlindjes janë anuluar javë më parë, pasi autoritetet dhe organizuesit dolën në përfundimin se ishte e pamundur që me kushtet e këtij viti, tradita të vazhdonte normalisht.
Disa qytetarë në Berlin u shprehën të zhgënjyer me vendimin, por thanë se shëndeti publik është më i rëndësishëm.
“Po, më vjen shumë keq që ndjesia e Krishtlindjes nga humbur pak, por mendoj që në një situatë të tillë duhet të merren masat e nevojshme”, tha Sarah Glaubscher, qytetare në Berlin.
Por, tregjet nuk janë anuluar vetëm në Gjermani. Franca dhe Brukseli gjithashtu kanë njoftuar se këtë vit sheshet kryesore nuk do të mbushen me traditën e përvitshme.
Lexoni gjithashtu:
Mbretëria e Bashkuar, kufizime për qytetarët që nuk vaksinohen
Dita botërore kundër HIV/AIDS, europianet zbulojnë se janë pozitivë tre vite pasi infektohen
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut