Rritet besimi në ekonomi, sondazhi i BSH: Optimizëm i lartë te bizneset e qytetarët

3 Maj 2023 | 16:23

Bizneset dhe qytetarët janë më optimistë për ekonominë. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua në prill dhe shënoi 114.6 pikë përqindje, nga 100 që është niveli mesatar krahasimor.

Besimi i qytetarëve është në rritje prej disa muajsh, dhe perceptimi pozitiv nxitet nga situata e përgjithshme ekonomike, dhe mundësitë më të mëdha për blerje në shuma të mëdha si shpenzimi për makinë apo banesë në të ardhmen.

Edhe bizneset në tërësi i përgjigjen sondazhit me shprehje optimiste. Për shembull, në sektorin e industrisë ata janë të kënaqur me prodhimin aktual dhe kontratat porositëse.

Ndërsa, në ndërtim vlerësimi u diktua nga niveli i porosive aktuale, dhe pritjet për rritje të shitjeve në të ardhmen.

Ndërkohë, në sektorin e shërbimeve, treguesi i besimit shënoi rënie, edhe në ecurinë aktuale të biznesit, edhe në nivelin e kërkesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026