Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, Safet Gërxhaliu: Është i vonuar, politika nuk e kupton krizën

1 Dhjetor 2020 | 08:27

Ish-kryetari i Odës Ekomonike në Kosovë, Safet Gërxhaliu foli në Euronews Albania për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ai theksoi se situata ekonomike në Kosovë është alarmante, por politikanët luftojnë vetëm për pushtet dhe nuk kuptojnë krizën.

“Është një situatë alarmante ku politika nuk e kupton krizën si krizë, ku lufta për pushtet është e pa-kompromis. Në këtë drejtim do të thotë nuk mund të arsyetohet për miratimin e një ligji për rimëkëmbjen. Nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike të Kosovës me 206 mln të ndara që nga marsi i këtij viti. Një bllokadë e tillë e dëmton ekonominë e Kosovës dhe e dëmton atë edhe politikisht”, u shpreh Gërxhaliu. 

Ai nënvizoi se ky projektligj do të miratohet së shpejti, por gjithsesi ka përjetuar një amortizim moral.

“Pengesë e tillë vjen nga deputet shqiptarë të partive të ndryshme, që dëshmon mjerimin me të cilin po ballafaqohet Kosova. Në këtë drejtim, besoj se këtë javë apo javën tjetër do të miratohet ky ligj i rimëkëmbjes. Duhet të kuptohet që ligji në fjalë ka përjetuar amortizim moral, është degraduar dhe është i vonuar”, theksoi ai më tej.

Lexoni gjithashtu:

Oda ekonomike e Kosovës ka kërkuar miratimin sa më parë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026