Anila Basha: Jemi një shtyp vasal ndaj biznesit dhe politikës

3 Maj 2023 | 20:29

Gazetarja Anila Basha tha në një intervistë për Euronews Albania, se në ditët e sotme një pjesë e mirë e medias është vënë në shërbim të biznesit dhe politikës.

Basha u shpreh se media nuk ka lirinë e saj të të shprehurit, dhe se gazetarët e ndiejnë në çdo moment presionin që i ushtrohet kundrejt profesionit të tyre.

“Situata jonë, situata e medias duhet pranuar se nuk është në stadet e saj më të mira apo në lirinë e saj tërësisht të pavarur. Ne gazetarët e ndiejmë për ditë mbipresionin në punë. Edhe vetë gazetarët e kanë vetëcensurimin për lajme dhe çështje të caktuara. Duhen gjetur shkaqet dhe pasojat pse ka ardhur kjo situatë. Është një dekadë e tërë apo më parë që shtypi shqiptar nuk arrin të gjejë fizionominë e vet. Shumica e medias e pa veten në qendër të biznesit dhe politikës që interferuan fuqishëm në mediat dhe sot zor mund të gjesh media që nuk janë të varura apo nuk kanë një biznes nga mbrapa. E kemi humbur pavarësinë tonë të dikurshme dhe jemi bërë një shtyp vasal të politikës dhe biznesit”, tha gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023