Falsifikoi dokumentet, dënohet me 6 muaj burg Luan Daci, i konvertohet në një vit shërbim prove
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi sot me 6 muaj burg anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Dacin. Ky dënim i dhënë iu konvertua me 12 muaj shërbim prove.
Gjatë seancën në GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin, i cili aktualisht është pezulluar nga detyra.
Daci u mor në hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) rreth tre muaj më parë.
Ai u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i asaj kohe e kishte shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Kjo shkelje sipas ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit përbën shkak për mosplotësimin e kritereve për të qenë pjesë Kolegjit të Posaçëm të Apelit.
Lexoni gjithashtu:
Anëtari i KPA-së Luan Daci përballet me akuzuesit në Gjykatën e Posaçme
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës