Plagosi bashkëfshatarin pas sherrit për pronën, arrestohet 66-vjeçari në Lezhë

1 Dhjetor 2020 | 09:31

Policia e Lezhës ka arrestuar 66-vjeçarin Gjin Gjini, i cili akuzohet se plagosi me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Balldre 43-vjeçarin Hile Gjini.  

Uniformat blu bëjnë me dije se 66-vjeçari ka plagosur në këmbë me armë 43-vjeçarin, pasi një sherri për pronën.

“Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë  në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ndodhi mëngjesin e sotëm, sapo 43-vjeçari doli nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë.

Gjini debatoi me bashkëfshatarin e tij dhe menjëherë ky i fundit e qëlloi  me 2 plumba në këmbë.

Pas plagosjes Hile Gjini qëndroi në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa mbërriti policia dhe autoambulanca.

Lexoni gjithashtu:

Po dërgonte fëmijët në shkollë, plagoset me 2 plumba në këmbë 43-vjeçari në Lezhë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026