Rritja e çmimit të banesave, pedagogia Blerina Hoxha: Industria e ndërtimit ”pastron” paratë
Sipas Bankës së Shqipërisë sa i përket ecurisë e çmimeve të pasurive të paluajtshme, gjashtë mujori i parë i 2020 ka reflektuar efektet negative që ka pasur pandemia dhe tërmeti por jo mjaftueshëm sa për të ulur çmimin e banesave në Tiranë.
Kjo rritje e vazhdueshme e çmimit të banesave në Tiranë u sqarua përmes një grafiku të një studimi të bërë nga pedagogia Blerina Hoxha në studion e Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu.
Sipas saj rritja e çmimit të banesave ka qenë gjatë gjithë kohës në Shqipëri dhe jo diçka që ndodhi vetëm prej pandemisë.
“Industria e ndërtimit është ajo që “pastron” CASH-in e tepërt në treg,” – u shpreh Blerina Hoxha.
Ajo sqaroi se sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë vetëm 60% e shtëpive të blera për arsye banimi janë marrë me kredi. Pra, në një analizë të thjeshtë, siç tha dhe pedagogia, nëse heqim 10% të shoqërisë që ka mundësi të përballojë blerjen e një shtëpie, pjesa e mbetur prej 30% ka të vetmin shpjegim, tregun e pandershëm.
“Sa i përket indeksit të çmimit të banesave i cili është një raport që prodhohet nga Banka e Shqipërisë çdo gjashtë muaj vihet re një trend rritës për qytetin e Tiranës,” – tha Hoxha teksa tregoi se nga gjashtë-mujori i dytë i vitit 2019 në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2020 ka një rritje prej 6.5%.
Në krahasim me 2013-tën ka një rritje prej më shumë se 40% të indeksit të çmimeve.
Sipas Hoxhajt, rritja e çmimit të banesës ndodh për dy arsye:
- ulja e ofertës,
- rritja e kërkesës.
Ndërkohë që për rritjen e çmimit pikërisht në kohë pandemie pedagogia ju referua tre arsyeve kryesore:
- lëvizja e qytetarëve nga zonat periferike drejt qendrës së Tiranës, gjë që rrit kërkesën dhe ofertat nuk ulen,
- 35% e banesave janë blerë nga qytetarë që nuk janë rezident në kryeqytet dhe janë persona që mund t’i përballojnë çmimet,
- informaliteti i tregut.
Ky i fundit është pikërisht faktori më kyç që ndikon te mos ulja e çmimeve të banesave pavarësisht krizës ekonomike.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve