Pandemia, fjala e vitit 2020
Çmimi për Fjalën e Vitit 2020 të Merriam-Webster shkon për fjalën ‘pandemi’.
Termi rezultoi të kishte më shumë klikime në fjalorët online, pas një viti ku të paktën 1.4 milion njerëz në botë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë nga COVID-19.
Një përfaqësues i fjalorit online Merriam-Webster lidhur me lajmin ka thënë se ndonjëherë një fjalë e vetme përcakton një epokë të re.
Kërkimet në fjalorët online për fjalën ‘pandemi’ u rritën shumë shpejtë në 11 mars 2020 kur Organizata Botërore e Shëndetësisë etiketoi zyrtarisht COVID-19 si pandemi.
Në fillim të marsit pati një rritje prej 4,000% të kërkimit të fjalës ‘pandemi’, nepër fjalorët online, ndërkohë rritja më e lartë ishte me datë 11 mars ku rritja e kërkimit arriti në 115,806% krahasimisht me 2019 e po të njëjtës ditë.
Përkufizimi që jepët për pandeminë në fjalorin online Merriam-Webster është: “një shpërthim i një sëmundjeje që ndodh në një zonë të gjerë gjeografike dhe zakonisht prek një pjesë të konsiderueshme të popullsisë”.
Vitin e shkuar fjala fituese ishte “ato/a” përemër i pacaktuar i cili përdoret për të përshkruar disa njerëz.
Ndërkohë në vitin 2018 “drejtësia” ishte fjala fituese, “feminizmi” në 2017 dhe “surreal” në vitin 2016.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë