PS kërkesë në KQZ për anëtarë, reagon Celibashi: Proces pa domethënie

4 Maj 2023 | 13:00

Ilirjan Celibashi është përgjigjur për kërkesën e PS për anëtarë zëvendësues nisur nga fakti që PD nuk ka komisionerë në disa qarqe.

Në një dalje për mediat, ai tha se pavarësisht se kërkon të shihet si diçka politike, ky proces është pa domethënie.

“Nuk kemi pse ta fshehim që kanë edhe interesa partitë politike në këtë proces. Duhet ta kuptojnë, nuk kanë dallim substancial nëse propozohen nga PD, PL apo PS.

Por në pikëpamje të ligjit, besoj që në pjesën dërrmuese sjellja e këtyre komisionerëve është në përputhje me ligjin. Nuk ka rëndësi çfarë përkatësie politike ka. E kuptoj që partitë i shtyjnë këto po për mendimin tim është një pik vështrim i gabuar. Për ne s’ka domethënie ky proces edhe pse dikush preferon ta shohë në mënyrë politike.”- tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026