Problemet e shikimit tek fëmijët, mjekja: Rastet e dëmtimeve janë rritur me 13%

4 Maj 2023 | 16:41

Numri i fëmijëve me probleme të shikimit është rritur.

Mjekët referojnë se vetëm nga programi i depistimit të shtrirë në shkollat 9-vjeçare janë vizituar 120 mijë fëmijë, prej të cilëve, 15 mijë janë referuar tek okulisti për të korrektuar problematikat që janë evidentuar në shikimin e tyre .

“Nga viti i kaluar depistimi që kemi kryer këtë vit kemi konstatuar se kemi një rritje prej 10-13 për qind të problematikave të shikimit tek fëmijët. Kemi konstatuar problematika të mëdha, kemi konstatuar fëmijë me problematika të mëdha të brendisë pamore, fëmijë që nuk kishin kryer kurrë një vizitë të parë”, thotë Samanta Ara, mjeke në shkollë “Mihal Grameno”.

Por cilët janë faktorët që po ndikojnë në dëmtimin e syve të fëmijëve.

“Fëmijët sot po i kushtojnë rëndësi të madhe telefonit, qëndrimit me kohë të gjatë para ipad, para televizorit, qëndrimet në orët e vona para telefonit. Besoj se kjo ka shkaktuar një dëmtim tek këta fëmijë”, shprehet mjekja.

Okulistët këshillojnë që prindërit të jenë më të kujdesshëm me fëmijët për të çuar në kohë fëmijët tek specialist që të kapen në kohë problematikat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026