Përplasje Itali-Francë, ministri francez: Meloni, e paaftë
Franca ka sulmuar Italinë lidhur me çështjen e emigrantëve.
Përmes ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin, Parisi zyrtar ka akuzuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, se është e paaftë të zgjidhë krizën migratore.
Ministri ka nënvizuar se Italia po përjeton probleme të rënda migratore, të cilat qeveria aktuale nuk është në gjendje t’i zgjidhë.
“Zonja Meloni, që udhëheq një qeveri të ekstremit të djathtë të zgjedhur nga miqtë e zonjës Le Pen, është e paaftë të zgjidhë problemet migratore për të cilat u zgjodh”, ka deklaruar Darmanin.
Për shkak të këtij sulmi, Italia mund të anulojë vizitën e ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani në Francë. Shefi i diplomacisë italiane ka në agjendë një takim me homologen franceze Catherine Colonna.
Bëhet fjalë për një takim dypalësh të parashikuar prej kohësh, por nga zyra e ministrit të Jashtëm kanë dalë të dhëna se udhëtimi i tij mund të anulohet në rast se nuk ka një sqarim nga autoritetet franceze për deklaratat “fyese dhe të papranueshme” të Darmanin.
Italia është përballur së fundmi me një valë të re emigrantësh, të cilët kanë zbarkuar me anije dhe varka në zona të ndryshme, kryesisht në jug të vendit.
Më i prekur nga fenomeni ka qenë ishulli i Lampeduzës, por edhe porte të tjera të Sicilisë, ku kanë zbarkuar mjete të shumta lundruese.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje