Ceremonia e mbretit Charles III, më pak e kushtueshme se e mbretëreshës Elisabeth

4 Maj 2023 | 17:29

Mbreti i ri  Charles III thuhet se po planifikon një kurorëzim “më pak të shtrenjtë” pasi Britania e Madhe vuan një krizë të kostos së jetesës dhe një valë të paprecedentë protestash. Këtë të shtunë, Mbretëria e Bashkuar do të festojë kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla – kurorëzimi i parë në më shumë se 70 vjet.

Festa ka nisur po sa do të kushtojë ceremonia e kush paguan për të?

Zyrtarisht faturat dalin disa muaj pas eventit por organizatorët vlerësojnë se kurorëzimi do të kushtojë afërsisht 113 milionë euro.

Ndryshe nga dasmat, të cilat paguhen nga Familja Mbretërore, kurorëzimi është një funksion shtetëror, kështu që taksapaguesit do të paguajnë faturën. Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohen nga një pagesë vjetore e taksapaguesve të njohur si granti sovran.

Kurorëzimi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth kushtoi 1.5 milion £ në 1953. Çmimi i dyfishuar për kurorëzimin e Charles është kryesisht për shkak të sigurisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme të sulmeve terroriste .

Por ndërsa Mbretëria e Bashkuar vuan një krizë të kostos së jetesës me çmimet në rritje të ushqimit dhe energjisë, njerëzit në mediat sociale kanë qenë kritikë ndaj familjes mbretërore për organizimin e një ngjarje kaq luksoze.

Por për disa fanatikë të mbretërisë shpenzimi ja vlen.

Ata argumentojnë se të drejtat televizive në mbarë botën për ceremoninë dhe turistët që udhëtojnë për kurorëzimin do të ndihmojnë ekonominë e vendit. Sipas kompanisë konsulente Brand Finance, dasma e William dhe Kate solli më shumë se 1.5 miliardë euro për ekonominë britanike vetëm në vitin 2018.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026