VIDEO| Qëlloi me shpullë volejbollisten, i hiqet përgjithmonë licenca trajnerit
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, pasi u njoh me pamjet filmike të gjatë ndeshjes Korça Volley-Dinamo, U18 ku trajneri Romeo Xega godet dy lojtaret e Korçës gjatë pushimit mes seteve ka vendosur heqjen e licencës përgjithmonë për trajnerin.
Komiteti Ekzekutiv thotë se trajneri Xega ka qenë disa herë objekt i komisionit të disiplinës në FSHF ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore dhe financiare.
Më herët volejbollistja Rovena Gengo, e cila u qëllua me shpullë nga trajneri Romeo Xega, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ajo që është raportuar në media nuk është e vërtetë, teksa shton se ka qenë vetë ajo e cila i kërkuar trajnerit ta godiste pasi nuk po ndihej mirë.
“Përshëndetje! Unë jam sportistja për të cilën bëhet fjalë dhe më vjen shumë keq për ju që nxirrni lajme të rreme duke mos i ditur të gjitha. Sa për sqarim unë, në ato momente i kam kërkuar trajnerit të më godasë sepse nuk po ndihesha mirë dhe kisha vërtetë nevojë. Nuk mendoj se janë të nevojshme këto sulme kundrejt tij dhe nuk mendoj se është e drejtë të bëhet bujë një lajm i tillë. Faleminderit”, shkruan Rovena Gengo.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania