Rijetëzimi i sarajeve, Veliaj prezanton projekt-idenë

5 Maj 2023 | 16:43

Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Erion Veliaj prezantoi projektin për rijetëzimin e Sarajeve të Toptanëve në Muze Etnografik.

“Në 17 gusht 2021, një nga punonjësit e Policisë Bashkiake raportoi se kishte parë një person, i cili ishte futur nga dera e pasme dhe kishte hedhur një shishe me benzinë, duke thyer xhamin e godinës. Dy minuta nga raportimi, zjarrfikësja e Tiranës shoi zjarrin e asaj që mund të kishte pasur fatin e shkollës ‘Kosova’. Më vjen mirë që nga incidenti, që fatmirësisht u shua nga zjarrfikësit në dy minuta, qyteti përftoi një pronë publike, që sa të jetë jeta do të jetë pronë e bashkisë,  e qytetit dhe e qytetarëve të Tiranës,” – tha Veliaj.

Veliaj tha se një ndërtesë e tillë po transformohet për të përfaqësuar identitetin e Tiranës.

“Një ndërtesë e tillë përfaqëson identitetin e Tiranës, meritonte të shpronësohej dhe të kalonte në pronësi të Tiranës,” – u shpreh kryebashkiaku.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se pas Pazarit të Ri, Muzeu Etnografik i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm kulturor që zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026