Posteri i Këlliçit, Çim Peka: Të isha unë do e bëja më të ashpër
Gazetari Çim Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk e sheh si aspak ofendues posterin e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçit, i cili ngre gishtat e mesit për korrupsionin.
Sipas tij, i vetmi gabim ishte fakti që nuk u insistua që ky poster të ishte i afishuar në rrugët e kryeqytetit.
“I vetmi gabim i Këlliçit është që nuk e shtyu, u kompleksua dhe duhet ta vazhdonte. KQZ mori vendim që duhet të jetë e sigluar nga partia që e ka posterin. Rama e kishte pa siglim, pa logo, se ky kishte emrin e vet në të, ky e kishte në rregull me KQZ-në,” – u shpreh Peka.
Gazetari tha se nëse do të ishte në vend të Këlliçit do bënte diçka edhe më të ashpër në kuadër të fushatës së tij elektorale.
“Të gjitha gratë e Ramës që sot janë ose ministre, ose zv. ministre, ose burrat e tyre janë bërë ministra, do të ishin në çdo tabelë të Tiranës pa diskutim. Nuk është çështje fyerje kjo, është çështje vërtetësie. Këta kanë ndërtuar një piramidë, dashnorësh, shokësh, gjithçka dhe janë 10 familje që e drejtojnë këtë vend, e vjedhin dhe që kanë detyruar 980 mijë shqiptarë të ikin,” – u shpreh Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione