Vip-at përkrahin Veliajn dhe Këlliçin, Qori: Artistët duhet të jenë rebel…
Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ku mes të tjerave ka folur edhe për përkrahjen e artistëve ndaj politianëve nëpër fushata.
Ai tha se intelektualët, njerëzit e kulturës duhet të shfaqin parime e të mos përkrahin politikanët e korruptuar.
“Unë mendoj se roli i intelektualit është të jetë rebel, të jetë kundërshtues i të keqes, kundërshtues i pushteteve abuzive. Tani nëse njerëz të kulturës, të artit e kështu me radhë e përkrahin politikanë të korruptuar, nuk i bëjë nder as vetes, as idesë së inelektualit apo artistit.
Figurat publike duhet t’i marrin seriozisht njerëzit që i vlerësojnë, jo ti trajtojnë njerëzit në mënyrë nënçmuese. Si mund t’i thuash ti, këngëtar, njerëzve të votojnë një parti të korruptuar. Si mund të bëhesh pjesë e një partie që kur ka qenë në pushtet ka abuzuar po aq sa partia aktuale. Unë mendoj se intelektuali, artisti, njeriu i kulturës, duhet të ketë një qëndrim parimor”,-tha Arlind Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Tiranë-Durrës për 22 minuta”, Rama publikon foto nga punimet në hekurudhë
- Zelensky nga Haga: Të gjithë duam ta shohim Putinin një ditë këtu
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë