Pogradeci, dashuria e kosovarëve, qindra turistë vizitojnë çdo javë qytetin liqenor

6 Maj 2023 | 14:50

Me qindra turistë nga qytete të ndryshme të Kosovës, çdo fundjavë “zbarkojnë” në Pogradec, duke e kthyer qytetin liqenor në një nga destinacionet kryesore që ata vizitojnë.

Ata tregojnë se përse ndihen mirë kur vizitojnë qytetin liqenor. Qetësia është një nga përshtypjet e mira që marrin nga qëndrimi në Pogradec.

“Vij nga Gjilani. Shumë mirë duket këtu. Perfekt. Jemi kënaqur shumë. Gjithçka me pëlqeu, pushime shumë të mira. Çmime fantastike”

“Vij nga Gjilani dhe Pogradeci është shumë i bukur. Qyteti shumë i bukur, pritja, ushqimi, vendi, ju jeni mikpritës, keni për të pasur sukses. Do rikthehem sapo të kem mundësi”

“Është hera e parë, herë e tretë në Shqipëri sepse ne jetojmë në Londër erdhëm këtu. Është mrekulli. Gjithçka me pëlqeu, çmimet në krahasim me atje janë falas”

“Vij nga Prizreni, erdhëm mbrëmë, kaluam bukur. Qyteti shumë i mirë. Shumë të kënaqur me banorët këtu. Natyra dhe liqeni me pëlqeu shume. Do rikthehem patjetër”- shprehen turistët.

Shqiptarët e Kosovës e duan këtë qytet për shkak të larmishmerisë së vendeve turistike që ka, thotë njeri nga guidat.

“Është një qytet që ka gjëra të bukur për të parë, është liqeni, parku i Drilonit këtu afër, park shumë i veçantë. Çmimet janë ekstrem të lira, Pogradeci është duke u kthyer në pikë shumë të vizitueshme çdo fundjavë vijnë me dhjetëra turistë me kompaninë tonë”- ka thënë  Hsan Hajdari guidë turistike.

Vitin e kaluar Pogradec priti afro 250 mijë turistë, numër ky që pritet të jetë më I lartë këtë sezon turistik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026