Gazetari: Ja përse nuk u zbulua çështja e dy të zhdukurve në Sarandë

6 Maj 2023 | 15:52

Gazetari Eni Ferhati tha se një arsye që ka ndikuar në mosgjetjen e dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, janë edhe kamerat e sigurisë pranë bashkisë, pasi ato nuk punonin.

I ftuar në Euronews Albania për të folur rreth vendosjes së kamerave inteligjente në Kamzë, Ferhati tha se në rast se kamera të tilla do vendosen edhe në qytete të tjera, ku ka mungesë më të theksuar të sigurisë, ato mund të ndihmojnë në identifikimin e targave apo autorëve edhe gjatë natës.

“Ky është një lloj teknologjie e re që është përqafuar fillimisht nga Bashkia e Kamzës, por të tilla kamera inteligjente mund të jenë edhe në qytete të tjera të vendit, ku mund të ketë kriminalitet më të shtuar se Kamza. Ka qytete të tjera më problematike sa i takon sigurisë dhe rendit, por ku nuk punojnë kamerat.

Unë mund t’ ju jap rastin ku në Sarandë ku dy persona prej gati një muaj rezultojnë të zhdukur dhe kur agjentët e sigurisë kanë shkuar në terren për të parë kamerat publike që atje administrohen sipas informacioneve nga autoriteti lokal siç është Bashkia, kamerat e bashkisë nuk punonin.

Janë jashtë funksionit për shkak të problematikave të caktuara, por edhe në rast se do punonin nuk janë kamera të një cilësie kaq të lartë, sepse këto kamera kanë aftësinë që edhe gjatë natës të bëjnë identitfikimin dhe leximin e targës me anë të modalitetit me infra”,-tha gazetari Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023