“Armët, kulturë ballkanase”- Ekspertët pas masakrave serbe: Në rajon duhen masa

6 Maj 2023 | 18:45

Të shtënat masive, si ato që vranë 9 persona në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe 8 të tjerë pak më shumë se një ditë më vonë në Maldenovac, janë të rralla në Evropë.

Sidoqoftë, të dhënat e mbledhura nga ekspertët serbë mbi armët dhe Instituti i pavarur zviceran i kërkimeve sugjerojnë se Serbia renditet e treta në botë për numrin e armëve për banorë, pas SHBA dhe Jemenit. Vlerësohet se ka 39 armë për 100 serbë, edhe pse të dhëna të sakta janë të vështira për t’u mbledhur.

Aaron Karp, studiues për armët e vogla deklaron: “Rajoni ka një kulturë të fortë për armëmbajtjen, ndaj armët do të mbeten. Një hap pozitiv do të ishte regjistrimi i armëve në sistem dhe për këtë ka një debat kombëtar që Serbia e ka shtyrë vazhdimisht. Ligji është përmirësuar, por zbatimi i tij nuk është ashtu si duhet. Madje, është larg nga ajo se si duhet të jetë”.

Sidoqoftë, të dhënat, të cituara nga presidenti serb, sugjerojnë se numri i armëve të regjistruara në Serbi ka rënë vazhdimisht në 10 vitet e fundit, nga 1.2 milion në 2012-n në rreth 800 mijë në 2023.

“Armët vërtet të rrezikshme janë ato gjysmë automatike, pasi janë armë moderne. Armët e vjetra janë pushkët e gjyshërve tanë. Janë të rrezikshme, por nuk mund të përdoren për vrasje në masë. Nëse ligji, regjistrimi i armëve dhe masat e sigurisë aplikohen me kujdes, atëherë ky është një hap përpara. Ballkani është një pjesë e dalluar e botës, prej andej mund të nxirret mësim. Duhen zgjidhje të veçanta. Shumë nga politikat për armët të ndjekura nga Serbia dhe vendet fqinje kanë qenë si ato evropiane, por atje mund të duhet diçka ndryshe”.

Vlerësimet sugjerojnë se numri i armëve ilegale që qarkullojnë që nga luftërat e Ballkanit apo trafiqet në vend mund të kalojnë kuotën 1 milion e gjysmë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026