“Gjenerata 88”- Profili i autorit të masakrës në Serbi, simboli i Hitlerit në bluzë
“Nuk do ta shoh më dritën e diellit” ky ka qënë reagimi i ashpër i presidentit të Serbisë Aleksandër Vucic pas arrestimit të 21 vjecarit Urosh B, i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Masakra e dytë e shënuar në Serbi brenda 48 orësh.
Vucic doli në një deklaratë për media, duke ndarë detaje të reja nga arrestimi i 21-vjecarit, të cilin autoritetet e vunë në pranga pas 9 orësh kërkim.
Sipas Vuçiç autori i masakrës së përgjakshme ka deklaruar para autoriteteve se vrasjet i kreu nga urrejtja dhe përçmimi.
Mediat vendase shkruajnë se në pamjen dhe veshjen e vrasësit bie në sy veçanërisht një detaj. Në bluzën e tij shkruhet “Gjenerata 88”.
Duke iu referuar pikërisht këtij simboli, Presidenti Vuçiç në fjalimin e tij tha se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit.
Nga ana tjetër fqinjët e kanë cilësuar si një djalë të ri paksa të çuditshëm, por që askush nuk i ka kushtuar rëndësi të veçantë.
Këmbanat e kishës në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit ku ndodhi ngjarja kanë rënë vazhdimisht për 10 minuta në nder të viktimave. Ndërsa të afërm të tyre shprehen se nuk e njihnin autorin e kësaj masakre.
Uroš B. dyshohet se ka qenë në oborrin e shkollës me shokët e tij para sulmit të përgjakshëm, por menjëherë pas një përleshje ka shpërthyer dhe i riu ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë dhe ka filluar të qëllojë mbi njerëzit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë