Gjeti gjarprin helmues në këpucën e të bijës, gruaja: Për pak e preka me fytyrë

6 Maj 2023 | 20:17

Kym Beechey, nga Jilliby, Uellsi i Ri Jugor,ka përjetuar momente tmerri ndërsa zbuloi një gjarpër helmues, me kurriz të zi e bark të kuq, të fshehur në këpucët e të bijës.

Ajo ka treguar se kishte shkuar për të marrë një kuti që kishte lënë jashtë, e ndërsa ishte përkulur ishte gjendur përballe me gjarprin.

“Edhe pse ishte  futur në këpucë, fytyra ime u rrezikua më shumë. Në fakt ai ishte futur në këpucët e sime bije. Ajo është e lumtur që e gjeta unë dhe jo ajo”,-tha gruaja, e cila më tej ka thënë se ky nuk është rasti i parë që gjen një gjarpër të tillë, ajo ka parë të tillë edhe brenda në dhomën e gjumit.

Kafshimi i gjarprit të zi me bark të kuq karakterizohet nga dhimbje të forta duke shkaktuar ënjtje, gjakderdhje të zgjatur dhe nekrozë të lokalizuar ose vdekje të lëkurës, ndonjëherë duke çuar në amputim.

Helmi i gjarprit të zi me barkun e kuq përmban neurotoksina, miotoksina dhe koagulantë dhe ka veti hemolitike.

Simptomat e tij përfshijnë marramëndje, të vjella, dhimbje koke, dhimbje barku, diarre ose djersitje të tepërt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026