Vrasje masive në Teksas, të paktën 8 të vdekur nga të shtënat në një qendër tregtare

7 Maj 2023 | 08:22

Të paktën 8 persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në veri të Dallas, Teksas, tha sot policia lokale.

Sulmuesi u vra nga një oficer policie pasi filloi të qëllonte jashtë qendrës tregtare Allen Premium Outlets, raporton Reuters.

Policia beson se sulmuesi nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Të plagosurit janë vendosur në disa spitale, mes tyre ka edhe fëmijë.

Të shtënat kanë ndodhur në qytetin Allen, 40 kilometra në verilindje të Dallasit, i cili ka një popullsi prej 100 mijë banorësh. Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth incidentit apo motiveve.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i quajti të shtënat një “tragjedi të patregueshme”, duke shtuar se shteti është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë për autoritetet lokale. Sipas grupit jofitimprurës Gun Violence Archive, vetëm këtë vit ka pasur 198 të shtëna masive në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026