Mësimi online me probleme, nxënësit: Platforma akademi.al nuk po funksionon

2 Dhjetor 2020 | 11:02

Euronews Albania ishte i pranishëm në shkollën 9- vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë për të parë sesi zhvillohet mësimi në kushtet kur nxënësit dhe mësuesit pohojnë se platforma online akademi.al nuk ka funksionuar.

Dita e parë e kalimit të mësimit online nuk rezultoi e suksesshme. Nxënësit dhe mësuesit pohojnë se platforma e akademi.al ka probleme.

Euronews Albania mori disa deklarata nga nxënës të ndryshëm për të mësuar mbi eksperiencën e tyre në mësimdhënien online.

“Dje ishte linja e ngarkuar dhe nuk e ndoqëm dot mësimin online. Po sot është më mirë se kemi ardhur përsëri në klasë, është më mirë sepse online nuk kemi internet apo celular, në klasë shpjegohet mësimi më mirë,” – u shpreh një nxënëse.

“Platforma akademi.al ishte shumë e ngarkuar po e bëmë mësimin në Whatsapp,” – tha një tjetër nxënës.

“Jam futur në disa lëndë ku edhe ka ardhur mësimi, por gjatë disa kohëve ka qenë shumë i bllokuar edhe nuk kemi pasur mundësi që të futemi në platformë” – shtuan gjithashtu nxënësit.

Për shkak të këtyre vështirësive mësuesit thonë se i janë rikthyer mësimit online përmes grupeve në Whatsapp.

 “Është një procedurë për të cilën ne si mësues jemi trajnuar, por platforma ku ne i kemi adresuar fëmijët ka qenë e ngarkuar këto dy ditë, po besoj se do normalizohet. Nuk është se kanë mbetur pa mësim, kanë punuar me metodën e vjetër me Whatsapp apo në lidhje direkt në telefon me mësuesin.” – u shpreh mësueja e shkollës “28 Nëntori”, Loreta Hasani.

Euronews Albania u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, e cila tha se për shkak të mbingarkesës së rrjetit platforma e propozuar nga ata nuk ka funksionuar, por tashmë nxënësit mund të vijojnë mësimin rregullisht online. Megjithatë sërish një pjesë e nxënësve po hasin probleme.

“Për shembull hapim mësimin e gjuhës edhe pas disa minutash prishet prapë, nuk hapet, funksionon. E sheh doli prapë, pra nuk mund të bëjmë mësim në akademi.al,” – tha një nxënëse teksa na tregoi konkretisht problemin që kishte me platformën.

Përjashtim nga zhvillimi i mësimit online bëjnë klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, si dhe nxënësit e klasave të 12-ta.

Sipas mësuesve zhvillimi i mësimit në klasë për këtë grupmoshë është i domosdoshëm, ndonëse lëndët po zhvillohen me orare të reduktuara.

“Shikojmë rezultatet e nxënësve vjet dhe nuk mbajnë mend asgjë nga ana që kemi bërë online, dhe kjo grupmoshë mendoj se duhet të jetë në kontakt me mësuesit, jo vetëm me shpjegimin por edhe me kontrollin e detyrave.” – tregoi mësuesja Ardiana Prendushi.

 

Lexoni gjithashtu: 

Ministrja e Arsimit dhe rektori i UT-së u kërkojnë studentëve mirëkuptim për mësimin online

Studentët të pakënaqur me mësimin online, bëjnë gati valixhet për tek familjet e tyre

Vendimi për kalimin e mësimit online ia zbeh entuziazmin studentëve

Mësimi online në universitete, pedagogu i Ekonomikut: Vendimarrje e vonuar

Universitetet online, Qiraxhi tregon sa para kanë shpenzuar studentët për qiratë e shtëpive që nuk do të përdoren

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026