Pandemia, Komiteti Teknik vendos vijimin ”pa afat” të të njëjtave masa kufizuese

2 Dhjetor 2020 | 11:08

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi pas mbledhjes së zhvilluar sot që të vijojë me të njëjtat masa kufizuese të vendosura tre javë më parë.

Ekspertët kanë gjykuar se “masat mesatare” të kufizimit kanë dhënë efekte për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe për këtë do të vijohet të mbeten në fuqi “pa afat” masat e kufizimit të lëvizjes dhe aktiviteteve të bareve dhe restoranteve në fashon e orës 22:00-06:00.

Gjithashtu do të vijohet të mos lejohen tubimet politike, konferencat, grumbullimet me më shumë se dhjetë persona, festimet familjare si datëlindje apo dasma, apo dhe ceremonitë mortore, ndërkohë që mësimi në universitete do të vijojë online, ndërsa ai i cikleve të tjera parauniversitare me mësim të alternuar.

“Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive morteore përtej atyre familjare. Do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përvecc shërbimit delivery,” – zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Vendi po vijon me intensitet të lartë të infeksionit, incidenca mbetet e lartë ajo ka shkuar në 347 raste për 100 mijë banorë. Javën e fundit është vënë re prirje në ulje dhe kjo është reflektuar me 1.1 herë më pak se javën paraardhëse. Duhet theksuar se qarku i Tiranës, Gjirokastrës dhe Lezhës janë më problematikët, masat kanë treguar një farë ndikimi,” – u shpreh ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Gjatë konferencës për shtyp, zëvendësministrja Rakacolli, hodhi poshtë pretendimet kinse Komiteti Teknik i ka kërkuar qeverisë mbylljen e përgjithshme për fundjavën.

Ajo tha se nuk është diskutuar dhe as propozuar diçka e tillë. Rakacolli siguroi se momentalisht të gjitha aspektet e pandemisë po mbahen nën monitorim dhe nëse do të ketë përkeqësim të mëtejshëm të situatës, masat do të rishikohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026