Hetimet e OFL-së do shtyhen, nuk janë verifikuar të gjithë formularët e pasurive të eksponentëve të krimit
Me propozim të ministrisë së brendshme operacioni forca e ligjit pritet të shtyjë afatet për verifikimin e formularëve të pasurisë që u janë dërguar subjekteve të krimit. Për deputetin e PS njëkohësisht anëtarin e komisionit të sigurisë, Xhemal Qefalia ky propozim është pozitiv pasi disa dosje ende s’janë përpunuar nga Spak. Ndërkohë që për juristët puna e OFL ka qenë një dështim.
Data 1 Janar 2021 pritet të shënojë dhe përfundimin e afatit ligjor të aktit normative të operacionit Forca e Ligjit të njohur ndryshe si OFL. Megjithatë pavarësisht kësaj ministria e brendshme pritet të propozojë disa ndryshime të aktit normative me qëllim shtyrjen e afateve për verifikimin e formularëve të pasurisë që u janë dërguar subjekteve të krimit.
Deputeti i PS, Xhemal Qefalia njëkohësisht anëtar i komisionit të sigurisë e sheh këtë ndryshim pozitivisht pasi sipas tij një pjesë e dosjeve të referuara nga policia në prokurorinë e posaçme janë ende të papërpunuara. Ndërkaq Qefalia shton se ndonëse periudha e pandemisë ndikoi në uljen e rendimentit të punës së OFL, në tërësi veprimtaria e kryer ka qenë e suksesshme.
Ndërkohë për juristin, Jordan Daci shtyrja e afateve të OFL-së do të shkelte parimet e kushtetuetshmërisë. Sipas Dacit, ky akt normativ ka qenë një dështim pasi I ka dhënë mundësi legjitimimi pasurive të eksponentëve të botës së krimit.
Prej nisjes së operacionit forca e ligjit më 31 janar 2020 rreth 600 formularë vetdeklarimi pasurie u janë dërguar eskponentëve të botës së krimit nga të cilat 190 pasuri i kanë kaluar SPAK. Nisur nga ky numër i lartë formularësh që ende nuk janë përpunuar krahas propozimit të ministrisë së brendshme për të shtyrë afatet e hetimit, pak ditë më parë Gjykata e Posaçme këkoi përfshirjen edhe të gjykatave në rrethe me qëllim uljen e ngarkesës së krijuar.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës