Ekskluzive/ ”Unpublished” siguron videon e përplasjes me armë mes fisit Çapja dhe Çela në Elbasan
Dokumentari investigativ i radhës në “Unpublished” e ka vënë theksin tek krimi në qytetin e Elbasanit, veçanërisht në konfliktin mes dy fiseve, Çapja dhe Çela. “Unpublished” ka arritur të sigurojë videon ekskluzive të sherrit të ndodhur disa ditë më parë që përfundoi me përplasje me armë mes dy grupeve rivale.
Në fakt, kemi të bëjmë me sagën e një historie që ka nisur 15 vite më parë, mes fisit Çapja dhe Çela. Ngjarja ka ndodhur në datën 25 nëntor 2020 në orë 11:45 minuta. Gjithçka zhvillohet në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, në një kohë kur lëvizjet në rrugë të njerëzve dhe makinave janë në pikun e tyre.
Në video duket që të rinjtë, Migert Qosja dhe Ervis Çausholli kanë parkuar automjetet e tyre njëri pas tjetrit. E gjithë ngjarja ka filluar kur Qosja dhe një person tjetër janë afruar fillimisht tek makina e Çaushollit, ku duket që i thonë diçka dhe largohen me shpejtësi.
Por, nga pamjet e siguruara, duket qartë edhe përfundimi i debatit në përdorim të armëve. Kjo situatë ka bërë që Migert Qosja të dalë nga makina dhe përballet me Vis Korçarin.
Këta dy të rinj i përkasin dy fiseve, që kanë një dekadë e gjysmë që konfliktohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur në atentate të tipit mafioz. Ato mbeten ende të pazbardhura për drejtësinë shqiptare.
Detaje të thelluara mbi rritjen e kriminalitetit në Elbasan do të keni mundësi t’i ndiqni në emisionin e plotë të “Unpublished”, që transmetohet sot në orën 21:30 në Euronews Albania.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve