Kreu i Wagnerit: Po na vijnë municionet e nevojshme

9 Maj 2023 | 07:16

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 8 maj se trupat e tij kanë filluar të marrin municionet e nevojshme për ta nisur avancimin për pushtimin e qytetit lindor të Ukrainës, Bahmutit, të rrethuar prej kohësh.

“Sot, grupet përparuan maksimumi 130 metra… Luftimet e ashpra po vazhdojnë, por grupet po vazhdojnë të përparojnë”, tha Prigozhin në një mesazh audio të publikuar në rrjete sociale.

“Sipas të dhënave preliminare, ne kemi filluar të marrim municion. Nuk e kemi parë [ende] në praktikë”.

Prigozhin tha se forcat ukrainase ishin të kufizuara në një sipërfaqe prej rreth 2.36 kilometrash katrorë në qytet.

Bahmuti ka qenë nën sulme rus për më shumë se nëntë muaj, me grupin Wagner që udhëheqë përpjekjet e përsëritura për të avancuar në atë që dikur ishte një qytet me 70.000 banorë.

Komandantët ukrainas janë zotuar ta mbajnë kontrollin e qytetit, pavarësisht përpjekjeve ruse për ta marrë atë në kohë për festën e Ditës së Fitores të 9 majit, që shënon humbjen e Gjermanisë naziste.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026

Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe përplasjeve fizike jashtë godinës së Kuvendit, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi...
10:00 | 23/07/2026

Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit

Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare në Kuvend ndërsa protestuesit prej dy orësh janë mbledhur në protestë. Ata shihen teksa hedhin vezë në...
09:56 | 23/07/2026