Rusia demonstron forcën në paradën ushtarake, Putin fjalim për “Ditën e Fitores”

9 Maj 2023 | 10:11

9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton triumfin e vendit ndaj nazistëve në vitin 1945. Ajo festohet me  një paradë ushtarake në Moskë, ku  liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq. Prej kohësh Rusia është përgatitur për paradën ushtarake e cila përdoret dhe si një simbolikë për të treguar forcën përpara Perëndimit. I pranishëm në paradë ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Putin e filloi fjalimin e tij duke thënë se një luftë e vërtetë po bëhej pikërisht tani dhe pretendoi përsëri se Rusia po mbronte sovranitetin e saj në Ukrainë.

Ne fjalimin e tij Putin u shpreh se është krenar për ushtarët që marrin pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë. Ai shtoi se e ardhmja dhe qendrueshmëria e Rusisë varet tek këta njerëz duke shtuar se të gjithë duhet të mbështesin heronjtë e tyre. Putin e krahasoi luftën e sotme me fitoren e Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.

“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura,” thotë Putin ndërsa përfundoi fjalimin e tij.

“Për Rusinë, për forcat tona të armatosura,” përfundon ai, teksa nisi te luhej himni kombëtar rus.

Ekspertët në Rusi kanë vënë në dukje se “Dita e Fitores” është bërë me kalimin e kohës një ngjarje me më shumë qëllime sesa thjesht festimin e arritjeve ushtarake të Rusisë në të kaluarën. Ajo ka të bëjë kryesisht me nxitjen e mbështetjes për Rusinë në të tashmen dhe me demonstrimin e fuqisë së forcave ushtarake të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026