“Kisha djallin në tru” Vrau vajzën, dëshmitë konfuze të shqiptarit: Si është Xhesika
Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e 45-vjeçarit shqiptar Taulant Malaj, i cili dy ditë më parë vrau vajzën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe 50-vjeçarin italian, Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore.
Malaj bëri deklarata spontane pas arrestimit duke pranuar vrasjen e dyfishtë. Kur karabinierët e arrestuan, ai kishte ende rrobat e lyra me gjak dhe kishte lënë armën e krimit, një thikë buke, brenda makinës së tij.
“Si është Xhesika, a është mirë?”- pyeti Malaj në mënyrë konfuze prokurorët të cilët shkuan ta merrnin në pyetje.
“Nuk pashë asgjë. Më ishin errur sytë dhe kisha djallin në tru”- kështu u rrëfye Taulant Malaj, 45-vjeçari që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.
Pas krimit të rëndë Malaj filmoi trupat e viktimave dhe gruan e plagosur dhe videon ia dërgoi personave të njohur të tij në Whatsapp.
Malaj dyshohet se kërkoi dhe të birin 5-vjeçar për ta ekzekutuar, por që nuk mund ta gjente, për shkak se ishte fshehur pas divanit.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng