Raporti i Venecias, analisti Çipa: Dua të besoj që klasa politike ka konsumuar kapriçon për zhbërjen e standarteve
Në një intervistë për Euronews Albania, analisti Aleksandër Çipa tha se raporti i Venecias është opinioni më kritik i përcjellë ndonjëherë për interpretimin e ndryshimeve kushtetuese të realizuara nga Parlamenti shqiptar.
Sa i përket këtij raporti si mjet, për të rikthyer besimin që palët vendosën më 5 qershor, analisti tha se kjo duket të ishte një utopi.
- Së pari, për shkak të pozicionit që palët politike kanë
- Së dyti, për shkak të Presidentit të republikës, i cili edhe pse e ka vënë në lëvizje nevojën e artikulimit në një opinion të posaçëm prej Komisionit të Venecias, duket se nuk ka tagrin moral për të realizuar një tryezë bisedimesh që të parapri një disekuilibër elektoral
“Unë mendoj se opinioni i Venecias i referohet si mundësi e shpejtë ndërhyrje vetëm vullnetit politik të palëve dhe kryesisht aktorëve më të rëndësishëm politikë bërës dhe elektoral,” – u shpreh Çipa.
Sipas tij ajo që mund të ishte pozitive do ishte vullneti i shumicës që kryeson z. Rama, i cili të ndryshonte kryesisht qasjen e krijuar kryesisht në procesin zgjedhor të 30 qershorit kur u kryen zgjedhjet vendore në Shqipëri, të cilat, siç tha dhe analisti, rezultuan një precedent i pa ndodhur më parë në historinë elektorale të vendit.
Nëse Shqipëria nuk arrin standartet e parashikuara jo vetëm të legjislacionit shqiptar por edhe të raportit më të fundit vlerësues për zgjedhjet, me siguri notat ngative shtohen sa i përket shanseve për tu anëtarësuar.
“Unë dua të besoj që klasa politike ka konsumuar gjithë kapriçon e saj për zhbërjen e standarteve,” – u shpreh Çipa.
Përfshirja e kryetarëve të partive në më shumë se një zonë elektorale, është ajo që solli në vëmendje analisti, si një nga elementet kryesore të përmendura në raportin e Komisionit të Venecias.
Në qëndrimin e tij ky është një element që devijon atë që quhet e drejta individuale e përfaqësimit në një zonë elektorale.
Së fundmi ai theksoi se mendësia për të krijuar një proces zgjedhor me pretendimin e fitimit të mandatit të tretë është thelbi metodologjik i ndërhyrjeve të realizuara në Kushtetutë dhe se e gjithë kjo po ndodh edhe prej dobësisë së krahut opozitar.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve