Familja Kelmendi probleme me pasaportat? Autorja e këngës mohon lajmin
Familja Kelmendi do të ngjitet këtë të martë në skenën e Evrovizionit për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Europë me këngën “Duaje”.
Megjithatë disa lajme të rreme duket se janë shpërndarë për familjen, pasi është thënë se Albina dhe familja e saj kanë pasur një problem, pasi nuk kanë pasur pasaportë shqiptare dhe kanë humbur disa koncerte.
Eriona Rushiti, autore e këngës, e cila ishte në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se këto lajme janë të pavërteta dhe se gjithçka deri më tani ka shkuar shumë mirë. Madje ajo tha se prej 10 ditësh ndodhen në Liverpul ku pritet edhe të mbahet koncerti mbrëmjen e kësaj të enjte.
“Jo absolutisht jo, është një lajm komplet i rremë. Familja ka 10 ditë që ndodhet këtu. Ka qenë korrekte me të gjitha provat. Ne dje ishim në parakalimin e tapetit. Nuk e di nga ka dalë. Ne kemi 10 ditë që jemi këtu. Është një lajm i rremë siç ndodh rëndom”,-tha Eriona Rushiti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës