Konflikti në Sudan: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

9 Maj 2023 | 22:15

“Numri i personave të zhvendosur brenda Sudanit, si pasojë e luftimeve mes fraksioneve ushtarake rivale, ka shkuar në gati 700.000”,-kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Rritja e numrit të të zhvendosurve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzim të dhunës, pavarësisht bisedimeve për armëpushim, që janë duke u mbajtur në Arabinë Saudite.

Sulmet ajrore dhe betejat tokësore, janë duke vazhduar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.

Të gjitha lagjet pothuajse janë zbrazur në kryeqytet, pasi banorët kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Kartumi e ka pasur një popullsi prej 5.4 milionë banorëve, mirëpo qyteti është dëmtuar rëndë, prej luftimeve që kanë nisur më 15 prill, mes ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Më shumë se 600 persona besohet se janë vrarë dhe mbi 5.000 janë plagosur.

Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 100.000 persona kanë ikur në vendet fqinje, dhe numri mund të shkojë në mbi 800.000, nëse nuk ndalen luftimet.

Komandanti i ushtrisë së Sudanit, gjenerali, Abdel Fattah al-Burhan, presidenti de facto i Sudanit, është në luftë për pushtet me liderin e RSF-së, gjeneralin, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.

Deri më tani, gjenerali Burhan dhe Hemedti, i cili e ka udhëhequr një milici arabe në konfliktin në Darfur, kanë treguar pak gatishmëri për të arritur marrëveshje për paqe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026