Arian Çani zbulon prapaskenat: Alibeaj do të ishte president, Amerika tha “jo”
Gazetari Arian Çani tha se Enkelejd Alibeaj ka mbështetjen e SHBA-së për të qenë kryetar i Partisë Demokratike, por ai ka zbuluar edhe një skenar tjetër për të cilin pyeti në emisionin “Now”, kryetarin e komanduar të PD.
Sipas tij në zgjedhjet e fundit presidenciale emri i Enkelejd Alibeaj u lakua shumë për të qenë president, por SHBA-ja nuk donte që ai ta merrte këtë rol.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: Alibeaj e di shumë mirë, që në zgjedhjet që sapo kaluan për president Enkelejd Alibeaj ishte emër i lakuar për të qenë president i Shqipërisë. ky nuk është thashethem. ai mund ta mohojë, por ka ca njerëz që e dinë, më mirë të jetë i ndershëm. Pyetja ime është se pse amerikanët nuk e mbështetën pse thanë “jo”?
Enkelejd Alibeaj: Kjo e fundit është çështje konspirative.
LEXONI GJITHASHTU:
- Enkelejd Alibeaj: Ja kush është “berishisti” më i madh në Shqipëri
- “Dikur pinim kafe bashkë”, Çani-Alibeajt: Më çudite me ambicien për t’u bërë kryetar
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)