Greqia shtyn afatin, pika kufitare e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 14 dhjetor

3 Dhjetor 2020 | 09:18

Pika Kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më datë 14 dhjetor.

Policia kufitare e Kapshticës ka njoftuar se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020. Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë”, thuhet në njoftim.

Më tek Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026