Shqipëria dhe RMV nënshkruajnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe
Rreth dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.
Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha, nënshkruan në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe.
Pas nënshkrimit, ministri Çuçi tha se finalizimi i kësaj marrëveshje është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehje e vullnetit për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme këtë pasuri të përbashkët jo vetëm të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut por të gjithë Europës.
“Peshqit dhe fauna peshkore nuk kanë as pasaportë as kufij. Sot ne do të fillojmë ta konsiderojmë si një të tërë ekosistemin e Ohrit dhe Prespës së Madhe dhe do fillojmë të ngrrmë struktura për ta menaxhuar si një të tërë, pa kufij pa barriera.
Unë jam i gëzuar që të paktën në fushën e bujqësisë ne po tregojmë një vullnet për të hequr çdo barrierë në funksion të zhvillimit të dy vendeve tona,” – tha ministri Çuçi.
“Do të kemi edhe marrëveshje të tjera në fushën e bujqësisë dhe menaxhimeve të përbashkëta. Kjo që nënshkruam në Strugë është edhe në frymën e asaj që Kryeministrat e të dy vendeve kanë diskutuar për hapjen e një minishengeni ballkanik, që i paraprin integrimit tonë në Bashkimin Europian,” – tha ministi i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha.
Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje do të krijohet një Komitet i përbashkët për peshkimin në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe, në përputhje me dispozitat përkatëse të marrëveshjes.
Vendimet e këtij Komiteti nuk do të kenë efekt detyrues, por secila palë duhet të zbatojë rekomandimet e tij nëpërmjet mekanizmave ligjorë të parashikuar dhe të zbatueshëm përmes akteve rregullatore kombëtare.
Një marrëveshje e ngjashme për Liqenin e Shkodrës është në fazën e fundit të miratimit dhe pritet të nënshkruhet së shpejti mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut