Vëllai i italianit të vrarë nga Malaj: Nuk kishte asnjë lidhje me gruan e tij
Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra mizorisht me 21 goditje thike nga Taulant Lamaj, tha se mes vëllait të tij dhe gruas së italianit nuk kishte asnjë lidhje.
“Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende në gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli’- tha Gianluca De Santis, vëllai i 50-vjeçarit të vrarë.
Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta duke shtuar se me familjen e taulantit kishin një fqinjësi të mirë, përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin dhe nuk kishin patur kurrë asnjë debat.
“Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani është 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje, nënvizon ai ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin”. Edhe me Taulantin: “E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, kujton Gianluca.
Taulant Lamaj vrau duke e goditur 21 herë me thikë Massimo De Santis, pasi dyshonte se mes tij dhe gruas së tij Tefta kishte një lidhje. Pasi vrau italianin, Lamaju kthye në banesën e tij, ku goditi për vdekje me thikë vajzën e tij 16-vjeçare, e po ashtu goditi disa herë gruan, e cila ndodhet ende në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim