Ansambli Popullor në Gjirokastër, turneu sjell këngë dhe valle nga të gjitha trevat
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka nisur nga Gjirokastra turin e tij në jug të vendit. Me këngë dhe valle nga të gjitha trevat, artistët e Ansamblit çuan peshë zemrat e spektatorëve të qytetit të Festivalit.
“Kënaqësi shumë e madhe që ne e fillojmë turin në Gjirokastër në një vend që ka një traditë të madhe të artit të kulturës dhe gjithçka. Kemi një koncert në Gjirokastër që e bëmë sot, në Përmet, jemi në Libohovë, dhe në kthim jemi edhe në Tepelenë.
Me një program të larmishëm të ansamblit, me gjërat më të zgjedhura, më të mira i kemi menduar që ne ti shfaqim për publikun. Ne u kënaqëm jashtë mase sepse publiku u shkri bashkë me ne, patëm, një pritje kaq të ngrohtë saqë unë kam ngelur pa fjalë, të them të drejtën unë dhe gjithë trupa bashkë,”-tha Alban Tahiri, udhëheqës artistik
Por më emocionues ky koncert ishte për këngëtaren Denisa Gjezo, që rikthehej pas shumë kohësh në skenën e qytetit të saj, aty ku nisi karrierën si këngëtare e muzikës popullore.
“Këtu kam hedhur hapat e mia të parë. Këtu ku u rrita, ishte vërtet një emocion shumë, shumë i madh dhe tani që unë kam ardhur dhe jam bërë pjesë e Ansamblit, ishte akoma një emocion më i fortë,”-tha Denisa Gjezo, këngëtare
Gjirokastra po bëhet gati të presë në qershor festivalin folklorik kombëtar, i cili rikthehet pas 8 vitesh në skenën e kalasë së qytetit të gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026