Mishi e qumështi shiten shtrenjtë, këtë sezon çmimet janë 15% më të larta se vjet
Produktet kryesore të shportës, si mishi, qumështi, djathi e perimet po shiten me çmim të lartë në treg. Krahasuar me prillin e kaluar, ato janë 15% më shtrenjtë.
Në muajin prill vetëm vaji, kafeja dhe pijet joalkoolike kanë regjistruar shkallën më të ulët të rritjes së çmimeve, me inflacion vjetor nga 0.8 deri në 3%. Pjesa tjetër e mallrave ushqimore, nuk po njohin qëndrueshmëri në treg, pasi norma e inflacionit tek to ngelet e lartë mbi 10%. Të dhënat e dala nga INSTAT, tregojnë se bulmetet, peshku, mishi dhe perimet në muajin prill, kanë qenë deri në 15% më të shtrenjta se prillin e vitit të kaluar.
Për produktet e qumështit, operatorët thonë se përballen me kosto të larta të ambalazhit dhe mungesë punonjësish. Edhe çmimi i mishit është i lidhur me vështirësitë që po kalojnë blegtorët në vend, ndërsa familjet po përballen edhe me çmimin e lartë të fruta-perimeve, një pjesë e të cilave po shiten shtrenjtë edhe pse janë produkte sezonale.
Ndërkohë drithërat, buka dhe sheqeri kanë pasur rritje më të moderuar në prill me nivel mesatar inflacioni 5.3 %.
Shqipëria po hyn në një trajektore të uljes së inflacionit që nga muaji nëntor, dhe sot ai regjistrohet për të gjithë mallrat në 4.6% nga 8.3 që kulmoi në tetor 2022.
Banka e Shqipërisë dhe qeveria parashikojnë se inflacioni mesatar 3% do të arrijë brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë