Partitë mbyllin fushatën të premten, ja ku do të jetë PS dhe Bashkë Fitojmë

10 Maj 2023 | 16:18

Të premten mbyllet fushata për zgjedhjet vendore të se dielës. Partia Socialiste ka zgjedhur qe mitingjet e fundit t’i mbajë në Shkodër e Durrës, ndërsa koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mesazhet e fundit para heshtjes zgjedhor do t’i jap ne Tiranë.

Në një kohë kur ka nisur numërimi për ditën kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun për 61 bashkitë e vendit, partitë politike kanë nisur punën për organizimin e mbylljes së fushatës elektorale.

Në kampin socialistë ndryshe nga herët e tjera, nuk do të jetë kryeqyteti destiancioni final për mbylljen e fushatës për vendoret e 14 majit. 

Për herë të parë, mbyllja e fushatës për partinë socialiste do të bëhet në 2 qytete, fillimisht të premten fushata do të mbyllet në Shkodër e më pas kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Durrësit ku në orën 19.00 në sheshin përpara bashkisë do të mbyll edhe fushatën elektorale për këto zgjedhje.

Ndërsa në Tiranë, fushata do të mbyllet një ditë më parë, të enjten në orën 19.00 në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet edhe mitingu përmbyllës. 

Ndërkohë në kampin tjetër, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të përmbyllë fushatën në Tiranë të premten në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:00.

Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ende nuk ka zyrtarizuar vendin se ku do të mbyllë fushatën.

Pas organizimeve të së premtes, e shtuna do të jetë heshtje zgjedhore për partitë politike të cilat nuk lejohen të transmetojnë mesazhe politike, ndërsa të dielën qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026