Punimet në shëtitore shqetësim për pushuesit në Durrës, ankohen bizneset

10 Maj 2023 | 16:33

Në Durrës ka nisur të frekuentohet plazhi, pavarësisht punimeve që po realizohen në shëtitoren bregdetare.

Pirgjet me rërë e gurë të mëdhenj dhe mjetet e rënda në mes të plazhit janë bashkëshoqërues të pushuesve të parë.

Për pushuesit nga Kosova dhe ata vendas gjendja e plazhit lë për të dëshiruar, ndërsa gurët e hedhur në breg rrezikojnë fëmijët.

“Gjendja këtë vit më duket katastrofë. Asnjëherë nuk ka qenë kështu. Djali vrau dje këmbën tek ata gurë të mëdhenj që kanë hedhur brenda në det,” – u shpreh një qytetare e Kosovës.

“Habitem çfarë plazhi kërkojnë të bëjnë njerëzit me këtë rërën të hedhur kështu dhe punimet që po vazhdojnë. Duhet të kishin përfunduar tashmë. Shumë të vonuar janë,” – tha një qytetare e Tiranës.

Bizneset sezonale po bëhen gati për të pritur flukset e para të pushuesve nga trevat shqipfolëse, por vonesat për përfundimin e fazës së parë të shëtitores i kanë lënë mjaft të pakënaqur.

“Sezoni ka filluar, taksat i kemi paguar, por nuk kemi asgjë në vijë. Në qytetin e Durrësit 85% e pushuesve janë qytetarë kosovarë. Shëtitorja duhet të kishte përfunduar, po ashtu edhe punimet në bizneset tona, jo të presim muajin maj,” – tha biznesmeni nga Kosova, Naim Kapiti.

Shëtitorja e plazhit shtrihet në një gjatësi prej 3 km dhe është investim në vlerën 285 milionë lekë, që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026