Të fitosh bukën me shtiza, pensionistet në Durrës bëjnë punime dore për turistët

9 Maj 2023 | 17:07

“Unë ka një javë që shkoj pa lekë në shtëpi. Vetë jam pa pension, se kam punuar në të zezë dhe burrin e kam invalid me 85 mijë lekë pension. Si jeton një familje me 85 mijë lekë, se fëmijët kanë jetën e vet?”-tha Marie Ndoja, pensioniste.

Marie Ndoja është 65 vjeçe, por vështirësitë ekonomike kanë bërë që puna të jetë pjesë e pandarë e jetës së saj.

Ajo, bashkë me disa gra pensioniste të tjera, në dimër a verë, sa herë koha ua lejon, ulen në trotuarin pranë postës në lagjen nr.13 në Durrës dhe punojnë me shtiza.

 “Këtë pe e marrim në Kosovë. Atja ka shkuar 2 euro e sa. Do e punoj me dorë, për 2 ditë se bëj dot, se s’kam fuqi, mosha bën të vetën,” -tha Marie Ndoja, pensioniste.

 “Mesatarja ditore këtu tek ne është 3 mijë në ditë,” -tha Marie Ndoja, pensioniste.

 “Ne kemi 1 javë që kemi dalë e s’kemi shitur asgjë. Vijmë këtu shohim njëra-tjetrën dhe rrimë,” -tha Marie Ndoja, pensioniste.

Sezoni veror është “kohë e artë” për to, sepse vetëm atëherë u shiten punimet.

 “I marrin turistët e ikin. Po sa janë turistët, sa do rrijnë? Po ne do hamë përditë. Duhen ilaçet, me çfarë t’i marrim ato ne?”

Ndërsa si fitime numërojnë qindarka, ato përballen çdo ditë me policinë bashkiake.

 “Në pikë të diellit, edhe s’na lë as policia. Unë do e shtyj atë karrocë nga fillimi deri në fund do iki me të, sa të iki policia,”-tha Marie Ndoja, pensioniste.

 “E keqja jonë është se nuk na lënë të hyjmë në një vend, që ne të shesim. Po jo 400 mijë lekë, se unë aq nuk i marr as për 3 muaj,” -tha Marie Ndoja, pensioniste.

Prandaj kërkojnë vetëm një vend të posaçëm ku të mund të punojnë të qeta.

 “Shteti mos të shohë vetëm rininë, le ta kthejë kokën nga ne që jemi moshë e tretë. Edhe ne duam të hamë si të tjerët, të jetojmë si të tjerët, nuk kërkojmë luks ne. Duam të dalim pa frikë këtu. Sa janë si unë, pse mos ta bëjë diçka për ne? Unë për vete vetëm kaq kërkoj,” -tha Marie Ndoja, pensioniste.

Marie thotë se këtë kërkesë ia kanë adresuar edhe bashkisë së qytetit, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026