Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Politika të krijojë klimë besimi

3 Dhjetor 2020 | 14:48

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka publikuar raportin mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku shprehin shqetësimin mbi klimën e polarizuar politike dhe mungesën e bashkëpunimit ndërpartiak.

“Inkurajojmë liderët politikë që të krijojnë një frymë besimi duke tejkaluar mungesën e dialogut dhe shprehim shqetësimin tonë serioz mbi klimën e polarizuar politike dhe mungesën e bashkëpunimit ndërpartiak, të cilat e dëmtojnë procesin demokratik”.  

Në raportin e PE, ata i rikujtojnë faktorëve politikë “përgjegjësinë e tyre të përbashkët” për të lënë mënjanë “akuzat e ndërsjella”, “bojkotimet” dhe “vendimet e njëanshme”, por të vendosin shembuj pozitivë përmes konsensusit.

Më tej theksohet rëndësia e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke i cilësuar si një element kyç “në konsolidimin demokratik të vendit”.

Në raport vlerësohet angazhimi i Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimi Europian, veçanërisht implementimi i vazhdueshëm i reformave dhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinje.

PE shprehet se është në favor të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe rekomandon miratimin e kornizave negociuese nga Këshilli.

Megjithatë, ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të përforcojnë dialogun politik, funksionimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe “përmirësimin e kushteve për pluralizmin e mediave dhe shoqërisë civile”.

Po aq i rëndësishëm është dhe implementimi i reformës zgjedhore të miratuar në korrik të këtij viti, shkruhet më tej në raportin e PE.  

Për sa i përket zhvillimeve mbi lirinë e medias dhe funksionimin e shoqërisë civile, raporti është shprehur më i rezervuar.

“Vërejmë me shqetësim mungesën e progresit mbi lirinë e shprehjes dhe pengesat për mbarë funksionimin e mediave të pavarura”.

“Dënojmë dhunën, kanosjen dhe presionet indirekte politike dhe financiare kundrejt gazetarëve, të cilat mbysin lirinë e medias, nxisin vetë-censurimin dhe cenojnë përpjekjet për të hetuar krimin dhe korrupsioni”, shkruhet më tej në raportin e PE.

Raportin ka komentuar gjithashtu edhe mbi Ligjin e Medias duke shprehur “shqetësim të thellë për masat e propozuara”, duke shtuar “mirëpresim angazhimin për të miratuar ndryshimet vetëm nëse ato do të vlerësohen si në një linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026